TV
Ditari - Shqipëri, largimi i të rinjve shqetësim për shoqërinë
Në Shqipëri, emigrimi i të rinjve po kthehet në një shqetësim serioz, për shoqërinë. Sipas INSTAT, rreth 50% e të larguarve gjatë viteve të fundit, janë të rinj të moshës 15 -29 vjeç. Zëri i Amerikës bisedoi me të rinj brenda dhe jashtë Shqipërisë, studiues e zyrtarë dhe sjell një këndvështrim të gjerë mbi këtë fenomen. Po në Shqipëri, rasti i vjedhjes së sasive të mëdha të parave në banesën e ish zyrtares Alda Klosi, ish drejtoreshë e koncensioneve në Ministrinë e Financave ka ngritur dyshime për mbajtjen në shtëpi të dhjetëra mijëra eurove dhe dollarëve megjithë pohimin e saj se paratë i përkasin xhaxhait. Maqedonia e Veriut mori drejtimin e nismës së Kartës së Adratikut ndërsa Shkupi synon përparimin në integrimin Euro-Altantik, ku nder kushtet kryesore mbetet lufta ndaj korrupsionit.