TV
18:00 - 18:30
Ditari - Nis punimet Kongresi i ri i Shteteve të Bashkuara
- Në Kosovë, gjatë vitit që lamë pas, u shtuan rastet e dhunës ndaj grave. Sipas autoriteteve 3 gra u vranë ndërsa mbi dy mijë të tjera ishin viktimë e dhunës në familje. Njohës të fushës thonë se problem vijon të jetë mungesa e zbatimit të ligjit. - Një analizë mbi sfidat ekonomike dhe politike të Maqedonisë së Veriut për këtë vit. - Në Shtetet e Bashkuara nis punimet Kongresi i ri i dalë nga zgjedhjet e nëntorit. Në qendër të vëmendjes është zgjedhja e kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve për shkak të kundërshtive mes radhëve të republikanëve.