TV
Ditari - Tiranë, arrest me burg për zyrtarët e dyshuar për korrupsion
Në Tiranë, gjykata konfirmoi masën e “arrestit me burg” për sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së financave, Arlind Gjokutaj, e dy persona të tjerë të dyshuar për shpërdorim detyre, që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 1.2 milionë euro. Ekspertët thonë se ky rast, si dhe gjetja e një sasie të konsiderueshme parash, në banesën e një ish-zyrtareje, nxisin dyshimet për korrupsion në nivele të larta. Intervistë me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice. Ajo thotë se Uashingtoni duhet të veprojnë me më shpejtësi për të ndihmuar Ukrainën dhe se Perëndimi nuk duhet të druhet t’i përgjigjet me forcë Presidentit Putin. Lisa Marie Presley, vajza e vetme e legjendës së së Rock and Roll-it Elvis Presley, vdiq dje në Kaliforni në moshë 54 vjeçare si pasoje e një arresti kardiak. Të martën, ajo mori pjesë në ndarjen e çmimeve Golden Globes ku duatrokiti vlerësimin me çmim të aktorit Austin Bautler, i cili intepretoi rolin e babait të saj në dramën muzikore “Elvis“.