TV
18:00 - 18:30
Ditari - Kryeministri Kurti kundër Asosacionit njëetnik
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se Asociacioni njëetnik është i pamundur në një vend si Kosova, me një kushtetutë shumetnike. Deklaratat e tij pasojnë thirrjet e vazhdueshme të kohëve të fundit të zyrtarëve të lartë amerikane dhe evropianë që Kosova ta miratojë sa më shpejt Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Intervistë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. Nga sot gjykatat në Shqipëri po funksionojnë sipas hartës së re gjyqësore. Ajo parashikon një reduktim të ndjeshëm të numrit të gjykatave në vend. Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami tha se harta e re do t’u ofrojë qytetarëve shërbim më cilësor.