TV
18:00 - 18:30
Ditari-Presidenti serb Vuçiç mohon grumbullimin ushtarak në kufi me Kosovën
Të dielën Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mohoi njoftimet e Perëndimit për grumbullim ushtarak përgjatë kufirit me Kosovën, ndërkaq agjencia e lajmeve Associated Press publikoi pamje ku shihen automjete transporti të ushtrisë serbe duke u larguar drejt Serbisë qendrore. Presidenti Joe Biden miratoi ligjin për financimin e qeverinë amerikane deri në mes të nëntorit, duke shmangur mbylljen e pjesshme. Në qytetin antik të Finiqit , në Jug të Shqipërisë, arkeologët shqiptarë dhe italainë po zbulojnë periudhën romake, duke zgjeruar hapësirat e zbuluara urbane.