TV
18:00 - 18:30
Ditari - SHBA i dërgon 31 tanke "Abrams" Ukrainës
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit në Shqipëri, i tha sot Zërit të Amerikës se ka nisur procedurat për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit në bazë të kallëzimit nga Ministri i Drejtësisë. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak pritet të mbërrijë sonte në Prishtinë në kuadër të përpjekjeve të vendeve perëndimore për të çuar përpara propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Në Shtetet e Bashkuara, po shtohet debati për mbrojtjen e dokumenteve sekrete, ndërsa hetohet për gjetjen e dokumenteve të klasifkuara në shtëpitë e Presidentit Biden dhe ish Presidentit Trump