TV
18:00 - 18:30
Ditari - Tiranë, arrestohet ish-zyrtarja, dyshime për pastrim parash
Në Tiranë, prokuroria arrestoi ish-zyrtaren Alda Klosi për deklarim të rremë të pasurisë, pastrim parash dhe deklarata të rreme përpara policisë, 3 javë pasi arrestoi pastruesen e saj, Rozeta Dobi dhe të birin, si të dyshuar për vjedhjen në banesën e zonjës Klosi, të 120 mijë eurove dhe 30 mijë dollarëve. Dy gazetarë afganë rrëfejnë për Zërin e Amerikës sfidat e tyre të qëndrimit në Kosovë pas largimit si pajosë e përndjekjes në vendin e tyre. Në Shkup policia forcoi masat e sigurisë, ndërsa zyrtarët e Maqedonisë së Veriut vendosën kurora me lule në varrin e Goce Delcevit, një revolucionar i shekullit të 19-të, për të cilin si Shkupi dhe Sofia pretendojnë se është hero i tyre.