TV
18:00 - 18:30
Ditari - Dhoma e Përfaqësuesve zgjedh kryetarin, merr fund ngërçi në Kongres
Pas një përpjekje pesë ditore dhe 15 raunde votimesh, republikani Kevin McCarthy u zgjodh sot herët në mëngjes kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Ligjvënësi nga Kalifornia tejkaloi bllokadën e krijuar nga partia e tij përgjatë një jave kaotike, që vuri në provë aftësitë e shumicës së re republikane për të qeverisur. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dënuan incidentin e një dite më parë në komunën e Shtërpcës, rreth 50 kilometra në jug të Prishtinës ku mbetën të plagosur dy të rinj serbë. Në Tiranë, ministrja e jashtme Olta Xhaçka tha sot se Shqipëria po përgatitet për nisjen e bisedimeve me Greqinë për arritjen e një kompromisi për dërgimin e çështjes së përcaktimit të kufirit detar, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.