TV
18:00 - 18:30
Ditari- Analistët: Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE, SHBA
Një analizë mbi sfidat për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë. Analistët Edward P Joseph dhe Majda Ruga thonë për Zërin e Amerikës se që marrëveshja të jetë e suksesshme, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol qendror. Në Mal të Zi nesër mbahet balotazhi i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat presidenti ne detyre Milo Gjukanoviç përballet me një sfidë të fortë nga ekonomisti Jakov Milatoviç. Tunelet ushtarake në nëntokën e Kukësit, pritet të shnderrohen në një muze historik, duke rikrijuar jetën gjatë komunizmit në Shqipëri.