TV
Ditari - Këshilltarët ligjorë të Presidentit Biden gjejnë të tjera dokumente të klasifikuara
Këshilltarët ligjorë të Presidentit Joe Biden kanë zbuluar një tufë dokumentesh të tjera të klasifikuara, pas atyre që u gjetën në nëntor, në një zyrë ku zoti Biden kishte punuar pas mandatit si nënpresident. Dokumentat e reja u gjetën në garazhin e shtëpisë së zotit Biden, në Wilmington të shtetit Delaware. Gjetja e dokumentave ka ngjallur reagime të shumta. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha sot se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të trajtohet në kuadër të një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ritheksoi se kushtetuta e vendit nuk lejon krijimin e një mekanizmi të tillë, një etnik. Kryeministri Kurti i bëri këto komente një ditë pasi zyrtari i lartë amerikan Derek Chollet, i cili ndodhet sot në Beograd, tha se themelimi i Asociacionit është detyrim ligjor i Kosovës dhe se Shtetet e Bashkuara presin që qeveria e zoti Kurti të hedh në tryezë disa propozime rreth tij.