TV
Ditari - Deklarata kontradiktore të Alda Klosit mbi paratë që kishte në shtëpi
Në Shqipëri, ish zyrtarja Alda Klosi, në banesën e së cilës dyshohet se u vodhën mijëra euro dhe dollarë, rezulton të ketë dhënë dy deklarime të ndryshme në polici mbi paratë që ajo kishte në shtëpi. Sipas proceverbalit të deklarimit të saj, të cilin Zëri i Amerikës ka mundur ta shohë, fillimisht zonja Klosi është shprehur se i mungonte edhe një sasi parash për shpenzime të përditshme, ndërsa pas arrestimit të ish-pastrueses së saj ka deklaruar se i janë vjedhur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë. Po Në Shqipëri, pas rihapjes së çështjes së shpërthimit në Gërdec në vitin 2008, Prokuroria e Posaçme i komunikoi sot akuzat ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu . Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, viziton nesër Prishtinën në përpjekje për të intensifikuar bisedimet Kosovë – Serbi për një marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh ndërmjet tyre.