TV
18:00 - 18:30
Ditari - Intervistë me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani flet në një intervistë për Zërin e Amerikës për marrëdhëniet me Bullgarinë, kryesinë e OSBE-së dhe përplasjet brenda BDI-së. Në Shqipëri, ish i burgosuri politik, Bedri Blloshmi, boton një libër mbi vitet e burgimit gjatë diktaturës komuniste. Pas sulmit në sinagogë në Jeruzalem, Departamenti i Shtetit bën thirrje për ulje të tensioneve. Sekretari i Shtetit Antony Blinken shkon të dielën në rajon.