TV
18:00 - 18:30
Ditari - Chollet në Kosovë e Serbi për normalizimin e marrëdhënieve
Këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet u takua sot në Kosovë me udhëheqësit e vendit, në kuadër të përpjekjeve të diplomacisë amerikane dhe evropiane për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Pas Kosovës zyrtari i lartë amerikan shkon në Serbi. Intervistë me Evgeni Kara-Murzan, bashkëshorte e politikanit opozitar rus Vladimir Kara-Murza, i cili prej muajit prill ndodhet në një burg në Moskë, për shkak të kundërshtimit hapur të luftës në Ukrainë. Në pjesën perëndimore të Gjermanisë shpopullimi i një fshati për të zgjeruar një miniere qymyri, ka përplasur policinë më aktivistët mjedisorë.