TV
18:00 - 18:30
Ditari - Kryeministri Kurti: Propozimi evropian, ofron marrëveshje të qëndrueshme
Në një intervistë me Zërin e Amerikës Kryeministri i Kosovës Albin Kurti flet mbi sfidat e vendit të trashëguara nga viti i kaluar dhe shanset për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në Shtetet e Bashkuara vazhdon ngërçi që ka paralizuar Dhomën e Përfaqësuesve. Pas 6 raundesh votimi, republikanët që kanë shumicën, nuk po arrijnë të zgjedhin kryetarin e ri të kësaj Dhome. Kandidati i tyre kryesor Kevin McCarthy nuk po siguron ende votat e nevojshme. Dhoma e Përfaqësuesve mblidhet sërisht sot për të zgjedhur kryetarin.