TV
Ditari-Chollet: Duhen vendime të vështira e kurajo nga udhëheqësit e Kosovës e Serbisë
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Schollet, thotë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të marrin vendime të vështira dhe të tregojnë kurajo, në interesin më të mirë të vendeve të tyre. , Në një interviste për shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës ai ritheksoi se krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe është përpasi për Uashingtonin. Ligjvënësit amerikanë mblidhen sot për të 4 ditë e pas 11 votimesh të dështuara, për të zgjedhur kreun e ri të Dhomës së Përfaqësuesve. Vazhdon të mbetet i paqartë rezultati i negociatave mes kandidatit kryesor republikan për këtë post, Kevin MCCarthy dhe ligjvënësve konservatorë, që kundërshtojnë fort, zgjedhjen e tij. Uashingtoni do t’i dërgojë Kievit rreth 50 automjete të blindura ushtarake “Bradley” si pjesë e një pakete të re ndihme për Ukrainën.