TV
Ditari - "Bullizmi", fenomen shqetësues në Shqipëri
Në Kosovë po shtohet trysnia për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Diplomatë të lartë amerikanë i bënë thirrje të hënën Kosovës përmes një shkrimi se koha për krijimin e asociaacionit është tani. Po sot fondacioni gjerman Friedrich-Ebert, publikon një projekt statut se si duhet të funksionojë. Në Shqipëri, sipas një raporti të Institutit për Studime Publike dhe Ligjore, thuhet se numri i lartë i rasteve që presin të gjykohen në Gjykatën e Lartë është një sfidë madhore, për shkak të mungesës së gjyqtarëve, një pjesë e të cilëve dolën nga sistemi për shkak të reformës në drejtësi. Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format kryesore të dhunës, që raportohet nga fëmijët dhe adoleshentët. Korrespondentja jonë bisedoi me viktima të bulizimit si dhe me ekspertë dhe prindër që ngrejnë shqetëskimin për një fenomen që sjell pasoja të rënda për shoqërinë, por që nuk ka marrë vëmemndjen e duhur.