TV
Ditari - Gazë, hapet për herë të parë kufiri me Egjiptin për shtetasit e huaj e të plagosur palestinezë
Dhjetra të plagosur e shtetas të huaj u lejuan të kalojnë sot kufirin, mes Gazës dhe Egjiptit pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Katari. Ndërkohë forcat izraelite goditën për të dytën ditë me radhë një kamp refugjatësh në Jabaila, ku autoritetet palestineze thanë se i një ditë më parë u vranë 50 persona dhe u plagosën 150 të tjerë. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, shpalli sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mabhen më 17 dhjetor. Vëzhguesit ngrenë shqetësimin se mbajtja e tyre në këtë periudhë mund të zvarrisë edhe më tej zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosove Serbi. Në Shqipëri gratë dhe vajzat që jetojnë në zona të thella të vendit, po ngjallin traditat e të parëve në prodhimin e veshjeve tradicionale. Do t’u sjellim historinë e njërës prej tyre, nga qyteti i Kukësit, që ia ka dalë të ndërtojë një biznes modest të prodhimit të kostumeve popullore.