TV
18:00 - 18:30
Ditari - SHBA, gjenden dokumente të tjera sekrete në shtëpinë e presidentit Biden
Pas 12 orë kërkimesh Departamenti i Drejtësisë gjeti të premten edhe 6 dokumente të tjera të shënuara në klasifikuara në shtëpinë e presidentit Biden në Dellauer. Në Shqipëri, brenda tre muajve te fundit zona e Nënshkodrës është përmbytur tre herë. Autoritetet lokale e qendrore ndajnë qëndrime të ndryshme se kujt i takon përgjegjësia për të kompensuar dëmet e shkaktuara. Në liqenin e Pogradecit, mbetjet e vjetra minerare dhe kontratat aktuale koncesionare, vazhdojnë të ndotin ekosistemin si dhe të vënë në rrezik statusin e trashëgimisë natyrore botërore.