TV
Ditari - Armatimet për Ukrainën, Donfried: Duam që të mbrojë sa më mirë sovranitetin e saj
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Karen Donfried thotë se armatimet që Shtete e Bashkuara dhe shumë vende të tjera po i ofrojnë në vijimësi Ukrainës synojnë që t’i sigurojnë asaj, një pozitë sa më të mirë për të mbrojtur veten dhe territorin e saj sovran nga agresioni i Rusisë. Në Kosovë, kryeministri Albin Kurti ritheksoi sot se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është bazë e mirë për diskutime rreth një marrëveshjeje që në qendër duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë, por jo asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thirri sot djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, lidhur me atë që njihet si “Çështjea Gërdeci”, ku si pasojë e shpërthimit në repartin e çmontimit të municioneve ushtarake, humbën jetën 26 persona afro 15 vjet më parë.