TV
Ditari - Perëndimi fiton përparësi në përballjen me Rusinë për ndikimin ndaj Serbisë
Të paktën 36 persona humbën jetën pas përplasjes së një treni pasagjerësh me një tren mallrash në pjesën veriore të Greqisë. Ende nuk është i qartë shkaku i aksidentit. Takimi i së hënës në Bruksel, ku udhëheqësit e Prishtinës dhe Beogradit u pajtuan për një marrëveshje të mundshme, po shihet si një fitore e Perëndimit, që po përpiqet të frenojë ndikimin e Rusisë ndaj Serbisë. Analistët shpjegojnë se si mund të arrihet një gjë e tillë, në kushtet kur Moska nuk duket të ketë hequr dorë nga synimi për të mbajtur Serbinë larg Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Në Shkup u mbajt Forumi Ekonomik rajonal me pjesëmarrjen e kryeministrave të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe një numër diplomatësh e ekspertësh për të diskutuar mbi bashkëpunimin në fushën e energjetikës, ekonomisë dhe sigurisë. Forumi u ndal tek agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat e tij në Ballkanin Perëndimor.