TV
Ditari- Vuçiç: Nuk mund të diskutohet që serbët të lirojnë ndërtesat në veri të Kosovës
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha sot se serbët nuk do të lëshojnë ndërtesat në veri të Kosovës. Ai i bëri këto komente në ditën kur skadon afati dy javor i autoriteteve lokale në Mitrovicën e Veriut për zbatimin e vendimit për lirimin e një ndërtese komunale nga punonjësit e strukturave serbe. Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, pranoi sot kërkesën e mbrojtësve të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen një procesi gjyqësor të zakonshëm, dhe jo të shkurtuar, për rastin e shpërthimit të depos së municioneve në Gërdec në vitin 2008. Në Maqedonine e Veriut, dy vjet pas zjarrit që u mori jetën 14 personave në spitalin e koronavirusit, u zhvillua një protestë ku u kërkua vënia para drejtësisë e përgjegjësve për ngjarjen.