TV
18:00 - 18:30
Ditari - Shënohet dita ndërkombëtare e të zhdukurve me dhunë në Kosovë dhe Shqipëri
Në ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, udhëheqësit e Kosovës i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë më shumë trysni ndaj Beogradit zyrtar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës. Po në këtë ditë në Shqipëri, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit bën thirrje për ndërveprim mes institucioneve shqiptare për gjetjen, identifikimin dhe rikuperimin e eshtrave të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist si dhe ruajtjen e vendvarrimeve të identifikuara. Rivalët historikë Greqia dhe Turqia po shtojnë përpjekjet për të përmirësuar lidhjet , megjithëse mbeten dallime thelbësore mes tyre.