TV
Ditari - Çfarë po e mban peng zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës? Flasin analistët.
Qeveria e Kosovës pritet që javën e ardhshme të përfundojë hartimin e një dokumenti që do të mundësonte që përmes një peticioni të shkarkohen kryetarët e komunave në veri të Kosovës e të shpallen zgjedhjet e reja. Por kjo sipas analistëve shqiptarë e serbë, nuk pritet të zgjidhë problemin në veri të Kosovës, pasi serbët sipas tyre do të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme derisa të përmbushen disa kushte të vendosura prej tyre. Me shumë se 70 amatorë të sportit nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në tregarëshin e zhvilluar në pikën turistike të Shirokës, në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin mbi rrezikun e kancerit të gjirit tek gratë dhe vajzat si dhe për të reklamuar vlerat turistike të zonës. Ekspertët amerikanë zbërthejnë fuqinë reale të ushtrisë ruse.