TV
Ditari - Kosovë, autoritetet akuzojnë nënkryetarin e Listës Serbe për sulmin ndaj policisë
Në Kosovë autoritetet thanë sot se një pjesë e autorëve të sulmit të djeshëm ku humbi jetën një pjesëtar i policisë së Kosovës, ishin pjesëtarë të dy organizatave në veri që Prishtina i ka shpallur më parë si organizata terroriste. Autoritetet akuzojnë gjithashtu nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiçin, si një prej organizatorëve të sulmit. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi sulmin e djeshëm ndaj policisë së Kosovës, duke e quajtur atë “një sulm të koordinuar dhe të dhunshëm”. Ai u bëri thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë “të përmbahen nga veprime dhe retorika që mund të nxisin tensione të mëtejshme. Në Shqipëri ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg, ndërsa ish-deputeti socialist Alqi Bllako me 2 vjet e 8 muaj nën akuzat për korrupsion, lidhur me rastin e inceneratorit të Fierit.