TV
18:00 - 18:30
Ditari - Amb. Hovenier: Grupi i armatosur në veri, i organizuar dhe i stërvitur
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier tha sot se personat sulmuan policinë në veri të vendit, nuk ishin një grup qytetarësh të mbledhur spontanisht për të shprehur shqetësimet e tyre, por një grup i organizuar dhe i stërvitur. Po sot autoritetet në Prishtinë publikuar pamje filmike duke identifikuar një prej personave të armatosur si nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç. Analistët komentojnë për Zërin e Amerikës se çfarë pritet të ndodhë më tej mes Kosovës dhe Serbisë, pas acarimeve të fundit. Në Shqipëri, një raport i ri zbulon se gjuha e urrejtjes dhe desinformimi në media, drejtohet kryesisht ndaj grave politikane e aktiviste, por edhe ndaj grave e vajzave në tërësi.