TV
18:00 - 18:30
Ditari-Vritet një pjesëtar i policisë së Kosovës në veri
Vritet një pjesëtar i policisë së Kosovës dhe plagoset një tjetër në një sulm në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Në orët e pasdites policia tha se janë vrarë tre nga sulmuesit dhe është arrestuar një prej tyre. Përfaqësues ndërkombëtar dënojnë gjerësisht vrasjen e punonjësit të policisë, autoritetet e Kosovës angazhohen për vënien para drejtësisë së autorëve. Në Bashkinë Kukës po mbahen zgedhjet për kryebashkiakun e ri, pas shkarkimit dhe arrestimit të ish kryetarit te bashkisë Safet Gjici, i cili u përfshi në një skandal seksual.