TV
18:00 - 18:30
Ditari- McGonigal pritet të pranojë fajësinë për akuzat se mori para nga ish-punonjësi i zbulimit shqiptar
Intervistë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj i cili po qëndron këto ditë në Nju Jork në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ish zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, pritet të dalë para sot dhe te pranoje fajesine lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare. Një studim i publikuar sot nga Qendra e Kosovës për Studime Gjinore tregon se ndonëse 64 për qind e grave në sektorin privat besojnë se ngacmimi seksual është i pranishëm, vetëm 10 për qind prej tyre deklarojnë se janë ngacmuar vet seksualisht.Raporti flet për shkallë të ulët të denoncimit të ngacmimeve seksuale.