TV
18:00 - 18:30
Ditari - Blinken viziton Ukrainën, rikonfirmon mbështetjen e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken viziton Kievin, duke rikonfirmuar mbështetjen amerikane, ndërkohë që Rusia vazhdoi sulmet vdekjeprurëse ndaj Ukrainës. Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia thotë se megjithëse situata në Kosovë është qetësuar që nga tensionet e majit, ajo vazhdon të jetë "shumë e paqendrueshme". Në Shtetet e Bashkuara, ish-udhëheqësi i grupit “Proud Boys”, Enrique Tarrio, dënohet me 22 vjet burg në lidhje me sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit