TV
Ditari - Begaj pret Osmanin: Kosova të koordinohet më mirë me aleatët
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj tha sot se Kosova duhet të koordinohet më mirë dhe më ngushtë me partnerët ndërkombëtar për veprimet që ajo ndërmerr, duke iu referuar zhvillimeve të tensionuara në veri të vendit. Këto komente ai bëri gjatë një konference për shtyp me homologen e tij Vjosa Osmani, e cila nisi sot një vizitë dy ditore në Shqipëri. Në Kosovë një debat parlamentar i thirrur nga opozita lidhur me mënyrën e furnizimit me tekste shkollore dështoi, për shkak të bojkotimit të seancës së jashtëzakonshme nga deputetët e pozitës. Prokuroria Themelore në Shkup po zhvillon hetime lidhur me një skandal në Klinikën e Onkologjisë ku janë vjedhur ilaçe për nevojat e pacientëve të prekur nga kanceri. Dyshohet se ilaçet janë vjedhur nga punonjës të klinikës.