TV
18:00 - 18:30
Ditari - Stoltenberg paralajmëron luftë të gjatë në Ukrainë
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis tha sot rasti i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg në Shqipëri nën akuzat për shitblerje votash ka dëmtuar përparimin në marrëdhëniet mes dy vendeve. Intervistë me Presidentin e Komunitetit Bektashi në Maqedoninë e Veriut, zotin Arben Sulejmani. Arkeologët janë rikthyer në Luginën e Drinos në Gjirokastër për zbulime të reja në qytetet antike. Në Parkun e Antigonesë gërmimet këtë vit po kryhen në qendrën e qytetit ku janë zbuluar banesa të reja.