TV
18:00 - 18:30
Ditari - Biserko: Serbia synoi të provokojë konflikt
Në Kosovë parlamenti miratoi sot një rezolutë nëpërmjet së cilës dënon sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri, si dhe kërkon hetim ndërkombëtar për rolin e Serbisë në sulmin e së dielës. Njohës të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor kritikuan qasjen e bashkësisë ndërkombëtare në rajon dhe thanë se hapësira e lënë nga mungesa e angazhimit të Perëndimit në rajon, ka krijuar një terren të përshtatshëm për tensione të vazhdueshme.