TV
Ditari- Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitëse
Sekretari I përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri thirrje pas një takimi me presidenten Vjosa Osmani në Bruksel për shmangien e çdo përshkallëzimi të situatës në veri të Kosovës dhe hodhi poshtë kritikat se aleanca po ndjek një qasje më të butë ndaj Beogradit. Presidentja Osmani tha se palët duhet të jenë të barabarta në procesin e dialogut. Në Shqipëri, policia shkatërroi afro 290 mijë bimë narkotike dhe arrestoi 110 kultivues. Por shtrirja e operacioneve policore dhe rezultatet e tyre tregojnë mbi kultivimin e vazhdueshëm të bimëve narkotike në territore të gjera të Shqipërisë. Sekretari Blinken vazhdon vizitën në Ukrainë. Shprehet optimist se administrata e Presidentit Biden do të sigurojë vazhdimin e përkrahjes së Uashingtonit për Kievin.