TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari- Gjykata Kushtetuese shqyrton çështjen e hidrocentralit të Skavicës
Një intervistë me përfaqësues të organizatave që i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, shfuqizimin e vendimit të qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Sipas tyre, ky projekt do shkaktonte dëme të mëdha në ekonominë dhe mjedisin e Dibrës. Qeveria shqiptare njoftoi se do të shpallë një garë brenda këtij viti për ndërtimin e një aeroporti të ri, në Gjirokastër. Përfaqësues vendor dhe të biznesit thone se ky hap do t'i vinte në ndihmë veçanërisht sektorit të turizmit. Gjykata e Apelit në Uashington po dëgjon argumentet e palëve nëse ish presidenti Donald Trump gëzon apo jo imunitet për t’u ndjekur penalisht mbi akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.