TV Schedule
Ditari-Montgomery: Blerja e raketaveJavelin, vendim i duhur
Intervisë me admiralin amerikan, në pension, Mark Montgomery, i cili thotë se vendimi i Kosoves, për blerjen nga Shtetet e Bashkuara të raketave Javelin, është vendim i duhur. Sipas tij, blerja e raketave, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh, i mundëson Kosovës të frenojë një sulm të mundshëm në territorin e saj. Autoritetet serbe kanë kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për të ndaluar zbatimin e një rregulloreje të re në Kosovë, sipas së cilës pagesat me para në dorë mund të bëhen vetëm në monedhën euro. Sipas tyre ky vendim do të largojë banorët serbë të Kosovës që marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë serbë. Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot kërkesën e një grupi deputësh për të deklaruar si anti-kushtetues protokollin mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, ku parashikohet ngritja në territorin shqiptar e dy qendrave për pritjen e emigrantëve.