TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari- Shqipëri, “Rozalba” streha e vajzave të dhunuara, shpresë për një jetë të re
Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron gjatë një vizite në Prishtinë tha se Britania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në fushën e sigurisë dhe anëtarësimin e saj në forumet ndërkombëtare. Në Shqipëri dhuna në familje dhe kultivimi i narkotikëve mbeten shqetësime kryesore për shoqërinë dhe policinë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot në një konferencë për shtypin se afro një e treta e vrasjeve vitin e kaluar janë krime brenda familjes. Një material të zgjeruar mbi viktimat e dhunës në familje. Korrespodentja e Zërit të Amerikës vizitoi një qendër në qytetin e Lezhes ku janë strehuar disa vajza te reja që janë perballuar me dhunë dhe abuzime.