TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Omicroni ‘rrudh’ festimet në mbarë botën me rastin e Vitin e Ri
Nga Nju Jorku në Zelandën e Re viti i ri 2022, u prit me shfaqje fishekzjarresh e drita shumëngjyrëshe. Por atmosfera e festimeve ishte dukshëm e zbehtë në shumë vende për shkak kufizimeve të lidhura me pandemisë. Në Shtetet e Bashkuara viti nisi me një rritje të shpejtë të rasteve të infektimeve me koronavirus. Vetëm javën e fundit të vitit që lamë pas u raportuan më shumë se dy milionë raste infektimesh. Viti 2021 shënoi një sërë ndryshimesh të mëdha në skenën politike në Kosovë. Përgjatë vitit, krahas përballjes me pasojat e pandemisë së COVID-19, Kosova u ndesh edhe me tensione të larta në marrëdhëniet me Serbinë, bisedimet me të cilën nuk shënuan ndonjë përparim.