TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - SHBA: Të rishikohet vendimi për përdorimin e dinarit serb në Kosovë
Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Evropian shprehën shqetësimin se vendimi i autoriteteve të Kosovës që euroja të jetë monedha e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në vend, mund të ndikojë negativisht në jetën e komunitetit serb. Prishtina thotë se bashkësia ndërkombëtare po përdor standarde të dyfishta. Biden dhe Trump, fitojnë zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër. Presidenti turk takon në Ankara homologun iranin, diskutime mbi konfliktin në Lindjen e Mesme.