TV Schedule
Ditari- Rrëfimi i Vedat Gashi nga refugjat në SHBA, në zyrtar të zgjedhur
Qeveria e Kosovës është pajtuar të krijojë mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të vendit të banuara me shumicë serbe. Por procesi që parasheh shkarkimin e udhëheqsve aktual të komunave përmes një peticioni duket ende i paqartë. Korrespondentja Edlira Bllaca, ishte sot në veri të Mitrovicës për të parë nga afër se rrjedhën e procesit. Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kërkoi sot 4 vjet e gjysëm burgim, dhe 5 vjet heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike, për ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici . Intervistë me Vedat Gashin, shqiptaro-amerikan nga Kosova, që u bë anëtari i parë i këshillit bashkiak në Uestçester të Nju Jorkut me origjinë shqiptare. Ai tha për Zërin e Amerikës se tha se rrugëtimi i tij nga një refugjat nga Kosova në një pozitë vendimmarrëse në Shtetet e Bashkuara, është dëshmi e fuqisë së demokracisë amerikane.