TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Përvjetori i Holokaustit, nën hijen e konfliktit pas sulmit ndaj Izraelit
Dita Përkujtimore e Holokaustit merr një rëndësi të veçantë këtë vit për disa nga të mbijetuarit e krimeve të nazizmit, që i shpëtuan sërish vdekjes në Izrael gjatë sulmit të Hamasit. Një intervistë me Emiljana Ulajn, e cila para disa ditësh bëri betimin si anëtare e Këshillit të Bashkisë së Uestçesterit në Nju Jork. Zonja Ulaj erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 10 vjeçare. NATO ka filluar stërvitjen më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë. Mijëra forca ushtarake pritet të lëvizin nëpër Evropë gjatë muajve në vazhdim për të demonstruar forcën përballë rrezikut nga Rusia.