TV Schedule
Ditari-Maqedoni e Veriut, Talat Xhaferi merr mandatin për formimin e qeverisë.
Në Maqedoninë e Veriut, ish kryeparlamentari Talat Xhaferi mori sot mandatin për formimin e qeverisë teknike. Në Ditari do të jetë i ftuar për një intervistë, nën kryetari i Partise Alternativa dhe ish ministrin e Shoqërisë Informatike në Maqedoninë e Veriut, Admirim Aliti. Në Kosovë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha sot se çdo trysni ndaj Bankës Qendrore lidhur me përdorimin e dinarit serb, është ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni. Në Tiranë, komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore rifilloi punën përmes një platforme online pas protestës në sallën e mbledhjeve të një grupi deputetësh, të cilët kërkojnë ndryshimin e përbërjes së tij. Komisioni miratoi një kalendar pune, ku parashikohet që brenda dy muajve të trajtohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.