TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Petrit Halilaj sjell “Abetaren” në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut
Tensionet në universitetet amerikane kanë hyrë në një fazë të re ndërsa zyrtarët thonë se individë të jashtëm janë përfshirë në protestat pro palestineze për t’i përshkallëzuar ato. Artisti i mirënjohur nga Kosova Petrit Halilaj hap në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut, një instalacion të artit bashkëkohor, të quajtur “Abetare.” Në Shqipëri vullnetarët e Korpusit të Paqes zhvillojnë konkursin “Write On - Të Shkruajmë” me nxënës të shkollave të 9-vjeçare dhe të mesme.