TV Schedule
Ditari-BE: Vendimi për përdorim vetëm të euro-s në Kosovë të trajtohet në kuadër të dialogut
BE i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk ndihmojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Komentet e Brukselit erdhën një diteë vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës, cipas së cilës, euro do të jetë e vetmja monedhë që do të lejohet të përdoret në vend. Dhoma Amerikane e Tregtisë vëren përmirësim të klimës së biznesit në Shqipëri. Megjithatë, Presidenti i saj i ri, Grant Van Kliv, thotë për Zërin e Amerikës se problemet kryesore me të cilat po përballen bizneset janë informaliteti dhe korrupsioni, ndaj ngurrojnë për të zgjeruar investimet. NATO po përgatitet për stërvitjen më të madhe ushtarake në disa dekada. Stërvitja, e cila pritet të fillojë javën e ardshme, synon të tregojë se aleanca është e gatshme të mbrojë territorin e saj në kufirin me Rusinë.