TV Schedule
Ditari-Raporti: Keqinformimi dhe dezinformimi, rreziqet më të mëdha globale
Në Kosovë, kryeministri Albin Kurti akuzoi sot Serbinë se po përdor metodat e presidentit rus Vladimir Putin, duke arrestuar qytetarët e Kosovës dhe frikësuar kundërshtarët e tij politikë. Reagimi pason arrestimin e politikani serb i cili kishte postuar një video të një vizite te varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot seancën e fundit mbi kërkesën e disa organizatave për të shfuqizuar aktet ligjore për ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, pasi sipas tyre, do shkaktont deme të mëdha në ekonomi dhe mjedisin e Dibrës. Gjykata pritet të marrë vendim mbi këtë çështje brenda një muaji. Një raport i botuar sot në prag të takimit të përvitshëm të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, identifikon informacionin e rremë dhe keqinformimin si rreziqet kryesore globale për dy vitet e ardhshme. Ky rrezik sipas raportit bëhet edhe më i madh si rezultat i Inteligjencës Artificiale.