TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Ish-Presidenti Trump fiton thellë zgjedhjet në Ajova
Ish-Presidenti Donald Trump është fituesi i madh i zgjedhjeve paraprake në shtetin e Ajovas, në kuadër të garës brenda partisë republikane, për president. Pas fitores zoti Trump bëri thirrje për bashkim. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, u rendit i dyti në Ajova por me një distancë të madhe nga zoti Trump. Ish-ambasadorja e OKB-së Nikki Haley, u rendit e treta. Zgjedhjet në Ajoua shënuan dhe largimin nga gara të sipëmarrësit Vivek Ramaswamy. Dy të plagosur nga shpërthimi i një granate në veri të Mitrovicës. Njëri nga të plagosurit në ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore, po jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet në Kosovë përjashtojnë mundësinë që incidenti të ketë patur motive etnike.