TV Schedule
Ditari - Kosovë, një çerek shekulli nga masakra e Reçakut
Sot shënohet një çerek shekulli që nga koha kur forcat serbe vranë në fshatin Reçak të Kosovës 45 persona, në atë që ambasadori amerikan William Walker atë kohë e quajti, krim kundër njerëzimit. Familjarët e viktimave vazhdojnë të bëjnë thirrje për vënien e përgjegjësve të masakrës, përpara drejtësisë. Sot mbahen zgjedhjet paraprake në Ajova, republikanët e këtij shteti do të vendosin se cilin kandidat do të mbështesin për garën presidenciale të nëntorit. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe udhëheqësit kryesorë të Lindjes së Mesme po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që filloi punimet sot në Davos të Zvicrës. Udhëheqësit pritet të bisedojnë lidhur me mënyrat për t’u dhënë fund luftërave në Gazë dhe Ukrainë.