TV
18:00 - 18:30
Ditari - Mbahet mes tensionesh ceremonia e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi
Sekretarët Blinken dhe Austin vizitojnë Gjirin Persik dhe Evropën për diskutime mbi çështjet e pasluftës në Afganistan. Shefi i Shtatmadhorisë amerikane paralajmëron mbi rrezikun e shpërthimit të një lufte civile në Afganistan. Pesë vjet pas shenjtërimit dhe 24 vjet pas vdekjes, Nënë Tereza vazhdon të kujtohet për rolin e saj në Kishën Katolike dhe në ndihmë të të varfërve. Teologia Ines Murzaku thotë se vlerat e nobelistes së paqes me origjinë shqiptare dhe shenjtores katolike, janë universale dhe kjo është arsyeja që tingëllojnë gjithmonë aktuale.