TV
18:00 - 18:30
Ditari: Përplasjet Berisha-Basha
Në Shqipëri, ish kryeministri Sali Berisha i bëri sot një sfidë të hapur kryetarit demokrat Lulzim Basha, pas vendimit për ta lënë atë jashtë grupit parlamentar demokrat. Zoti Berisha deklaroi se ai është pjesë e këtij grupi dhe se vendimi i zotit Basha është i pavlefshëm, duke e akuzuar atë për pazare me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për shërbimin afgan të Zërin e Amerikës kryeministri shqiptar Edi Rama tha se afganët e strehuar në Shqipëri mund të qëndrojnë aty përsa kohë të duan. Në prag të 20 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, amerikanët reflektojnë për ndryshimet që sollën ato ngjarje dhe pasojat që do të ketë tërheqja e trupave amerikane nga lufta në Afganistan