TV
18:00 - 18:30
Ditari - Shtetet e Bashkuara i japin fund luftës 20 vjecare në Afganistan
Tërheqja e plotë e trupave amerikane nga Afganistani ndodhi një ditë para afatit të vendosur nga administrata Biden, që përfundonte sot më 31 gusht. Rreth 200 amerikanë mbeten ende në Afganistanin e kontrolluar nga Talebanët. Në Kosovë ka mbërritur kontigjenti i dytë me refugjatë afganë. Autoritetet kanë bërë të ditur se në total do të strehojnë përkohësisht deri në dy mijë shtetas afganë. Presidenti Biden pret të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë homologun ukrainas Volodymyr Zelensky. Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë mbi çështjen e gazsjellësit rus “Nord Stream 2”. Kievi e quajtur gabim të rëndë politik dështimin e Uashingtonit për të bllokuar ndërtimin e tij.