TV
18:00 - 18:30
Ditari - Ish-Kryeprokurori Llalla dënohet me dy vjet burg. Nuk dihet vendndodhja e tij.
Gjykata e Posaçme e Apelit, la në fuqi dënimin me dy vjet heqje lirie për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Zoti Llalla nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme. Avokati i tij i tha "Zërit të Amerikës" se nuk e dinte vendndodhjen e zotit Llalla. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i bëri thirrje sot Serbisë që të dyja palët të heqin nga përdorimi targat e përkohshme të makinave duke i hapur rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve. Për të tretën ditë me radhë, dy pika kufitare vazhdojnë të jenë të bllokuara nga grupe qytetarësh serb. Të dielën Gjermania mban zgjedhjet e përgjithme që do të përcaktojnë se kush do të pasojë Kancelaren Angela Merkel pas 16 vitesh në pushtet.