TV
18:00 - 18:30
Ditari - Merkel vizitë lamtumire në Tiranë; takon kryeministrat e Ballkanit Perëndimor
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel takoi në Tiranë krerët e qeverive të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vizita përkon me fundin e mandatit dhe karrierës politike të udhëheqëses gjermane. Sekretari i Shtetit Antony Blinken përballet me të tjera pyetje të vështira në Kongres lidhur me mënyrën e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani. Zoti Blinken mbrojti me vendosmëri tërheqjen e trupave, por ligjvënësit republikanë si dhe disa demokratë, kritikuan strategjinë e administratës e tërheqjen kaotike. Nga sot Nju Jorku hap dyert e shfaqjeve të famshme në “Broadway”, pas 18 muajsh mbylljeje për shkak të pandemisë. Spektatorëve do t'u kërkohen çertifikatat e vaksinimit si dhe që të mbajnë maska gjatë shfaqjeve.